Festë e njëjtë, tradita të ndryshme kur vjen tek menuja e darkës së Krishtlindjeve: në Europë, në këtë datë, gjen menu të ndryshme.
Një festë tipike europiane Krishtlindjesh sjell variacione të panumërta të pjatës kryesore, garniturave apo sallatave.
Nëse dikush flet për një darkë specifike për shembull “gjermane”, “greke”, apo “ruse” të Krishtlindjeve, gabon, thote DW.
Variacionet janë aq të shumta, saqë edhe prej dy shtëpish ngjitur me njëra-tjetrën përhapen aroma gjellësh krejtësisht të ndryshme.
Menuja e Krishtilindjeve varet nga zakonet dhe preferencat personale të të ushqyerit. Pjata kryesore varet nga fakti se ku vendoset fokusi, tek perimet, tek peshku, shpendët, mishi i derrit apo i viçit.
Doktrina e vjetër kristiane, sipas së cilës në periudhën para Krishtlindjeve agjërohet, e ka futur shumë herët në plan peshkun, meqë mishi në këtë periudhë nuk hahet.
Nga peshqit e detit prioritet ka merluci. Kur është fjala për shpendët, në Europë për Krishtlindje konsumohen më shumë gjela deti se sa pula.
Kjo edhe për shkak të madhësisë së tyre natyrale, që është ideale për një familje katër anëtarëshe.
Për të gjithë ata, që nuk i japin rëndësi agjërimit, mishi i derrit është zgjedhja e pare, ndërsa shumë shpesh shërbehet edhe mish viçi.
Top Channel