Belind Këlliçi në ‘Top Talk’: Ja çfarë e pret Lulzim Bashën në 5 janar nëse nuk liron zyrën

24/12/2021 16:45

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel ka treguar se si do procedohet nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha refuzon që të largohet nga detyra në 5 janar kur është vënë edhe ultimatum për largimin e tij nga Komisioni i Rithemelimit, me argumentin se referendumi i 18 dhjetorit e shkarkoi atë.

“Edhe unë si ju mendoj se ai nuk do të dalë dhe nuk do t’i përgjigjet pozitivisht një kërkese krejt civile sepse i intereson konflikti. Anëtarësia e PD-së ka nevojë të shkojë në selinë e vet të ketë selinë e vet dhe nuk mund ta ndalosh me se kjo nuk është çëshjte bravash apo kyçesh. Nuk zgjidhet lufta duke ndërruar brava, kur ke një lidership që nuk ka sjellje politike atëherë i mbetet anëtarësisë ta zgjidhë këtë çështje. Kush mund t’i pengojë demokratët që të shkojnë në selinë e PD”, tha Këlliçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA