Vaksinat Covid mund të shkaktojnë ndryshime të cikleve menstruale – studimi (fotot)

23/12/2021 17:30

Gratë e reja që janë injektuar me dozën e parë dhe të dytë të vaksinave anti-koronavirus po pësojnë ndryshime në ciklet e tyre periodike, thuhej sot në një studim të Institutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë (ISPN).

Gratë e vaksinuara të moshave nga 18 deri në 30 vjeç që kishin marrë pjesë në studimin e Institutit ISPN raportonin rritje të ndryshimeve në ciklet e tyre menstruale. “Shumë gra raprotonin perioda më të rënda se zakonisht pas dozës së parë dhe të dytë të vaksinës”, thuhej në studimin e publikuar dje.

7.6% e pjesëmarrëseve kishin pësuar gjakderdhje më të madhe të periodave sesa para vaksinimit.  13.6% për qind e tyre thonin se ndryshimi ishte vërejtur pas dozës së parë të vaksinës, ndërsa me dozën e dytë, shifrës i shtohej edhe 15.3% e grave.

Studimi thoshte se ndryshimet pas dozës së parë ishin “tranzitore,” që do të thotë se nivelet e gjakderdhjes riktheheshin në normalitet disa javë pas vaksinimit.

Por dy të tretat e grave që e raportonin ndryshimin e përkohshëm, thonin se ai rikthehej pas marrjes së dozës së dytë.

Kreu i studimit Lill Trogstad, theksonte se ndryshimet në ciklet menstruale janë të zakonshme në përgjithësi, por përqindja e tyre rritej pas vaksinimeve.

Trogstad tha se zbulimet duhet të ndiqen nga të tjera analiza për të qartësuar nëse ciklet preken me të vërtetë nga vaksinimi.

Dyshimet për çështjen erdhën pas disa raportimeve për efekte anësore të vaksinave në fillim të vitit.

Më shumë se 60,000 gra të moshave të ndryshme kanë marrë pjesë në studim.

Pas zbulimeve agjencitë kanë rekomanduar që gratë të shtyjnë vaksinimin deri në hetimin e simptomave ose deri në kalimin e tyre.

Rregulltori i BE për mjekimet EMA ka thënë se nevojiten të tjera studime për përcaktimin e një lidhjeje të qartë, raporton agjencia Reuters.

Disa komentatorë të tjerë ia kanë atribur ndryshimet “stresit të pandemisë”.

FOTO GALERI
1/3
Gratë e reja që janë injektuar me dozën e parë dhe të dytë të vaksinave anti-koronavirus po pësojnë ndryshime në ciklet e tyre periodike, thuhej sot në një studim

Top Channel