Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka apeluar sot në Gjykatën e Lartë për të ndaluar publikimin e dosjeve të Shtëpisë së Bardhë, të kërkuara nga një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitol.
Dy javë më parë, Gjykata e Qarkut të Kolumbisë vendosi se nuk kishte bazë ligjore për të kundërshtuar vendimin e Presidentit Joe Biden për të lejuar dorëzimin e dokumenteve. Ekzekutimi i këtij vendimi shtyhet derisa Gjykata e Lartë të vendosë për këtë çështje.
Biden besonte se dosjet, të cilat i përkasin degës ekzekutive të qeverisë, nuk i nënshtroheshin rregullit të fshehtësisë së disa dokumenteve të brendshme të Shtëpisë së Bardhë dhe dorëzimi i tyre në Kongres ishte në interes të kombit.
Top Channel