Studimi: Pirja e kafesë para vaktit të mëngjesit shkakton këtë sëmundje

23/12/2021 17:52

Dita nuk fillon pa pirë kafen e mëngjesit, për shumë persona.

Por ekspertët paralajmërojnë se është mirë që të ndaloni pirjen e kafesë me stomak bosh pasi mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Universiteti i Bathit, në një studim, i kërkoi pjesëmarrësve që të pinin kafe pasi të zgjoheshin.

U zbulua se sheqeri i tyre në gjak ishte 50% më i lartë se sa kur nuk pinë kafe.

British Journal of Nutrition thotë se rritja e shpeshtë e sheqerit në gjak me kalimin e viteve mund të çojë në diabet dhe sëmundje të zemrës.

“Ndoshta njerëzit duhet të presin vetëm pak kohë më vonë, ose derisa të shkojnë në punë, në mënyrë që të mos kenë kafeinë në sistemin e tyre kur hanë një mëngjes që përmban karbohidrate dhe sheqer“, tha autorit i studimit, James Betts.

Top Channel