Studimet japin shpresë: Më pak shtrime në spital me Omicron sesa me Deltën

23/12/2021 18:18

Dy studime të reja britanike tregojnë se varianti Omicron i koronavirusit vërtet që mund të shkaktojë sëmundje më të lehtë sesa varianti Delta.

Sipas tyre, njerëzit e prekur nga Omicron kanë 50 deri në 60% më pak gjasa që të shtrohen në spital në krahasim me të sëmurët nga Delta.

Rreziku i shtrimeve sakaq është i ngjashëm në të dy rastet për personat që kanë marrë dy doza vaksine, thonë ekspertët.

Shkencëtarët paralajmëruan sidoqoftë kundër interpretimit të këtyre studimeve të hershme – të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga specialist të tjerë – si shenjë se vala e infektimeve, e shkaktuara nga Omicroni, mund të jetë më e lehtë dhe paralajmërojnë kundër  optimizmit të tepruar.

Ato insistojnë se duhet marrë në konsideratë edhe faktin që Omicroni përhapet më shpejt se Delta dhe ka aftësi që të shmangë mbrojtjen që ofrojnë vaksinat kundër koronavirusit.

Hulumtimet në Skoci sugjerojnë se rreziku i hospitalizimeve nga Omicroni ishte më i ulët me dy të tretat krahasuar me variantin Delta.

Por, studimi vuri në pah se rastet me Omicron në Skoci janë kryesisht në mesin e popullsisë së re, që cilët kanë më pak gjasa që të sëmuren rëndë nga COVID-19.

Top Channel