Hetimet për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve vijojnë ende.
Teksa është ngritur një grup hetimor për gjetjen e burimit të nxjerrjes së informacioneve sekrete, janë zbardhur detajet e para.
Burime bëjnë me dije se i kanë dhënë Prokurorisë një pistë shumë të besueshme që pritet t’i adresojë drejt autorëve.
Mësohet se prokuroria po operon me shpejtësi në këtë pistë dhe ka izoluar personin e dyshuar në Drejtorinë e Tatimeve për ta marrë në pyetje.
Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer rezultonte një user me emrin e Moza Seraj.
Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që ka publikuar listën.
Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.
Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna të ndjeshme.
Më pas, dikush e ka shpërndarë me whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.
Ende nuk ka autorë konkretë të lidhur me këtë skandal ndërsa hetimet vijojnë.
Top Channel