Sherr me sende të forta, drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Çfarë ndodhi orët e fundit në Vlorë

23/12/2021 14:29

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës për vepra të ndryshme penale.

Një 25-vjeçar i identifikuar me inicialet G.N., u vu në pranga për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ai së bashku me F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në Vlorë, sepse është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin R. H., 60 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, sepse është konstatuar duke ndërtuar mur rrethues në pronën e tij në fshatin Borsh, Himarë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA