Kometa Leonard, e cila për herë të fundit kaloi pranë Tokës 80,000 vjet më parë, ndriçoi qiellin e natës përpara Krishtlindjeve dhe kanë mbetur vetëm disa ditë për të parë objektin qiellor përpara se ai të zhduket përgjithmonë.
Kamerat në bordin e sondës Solar Orbiter, një mision i përbashkët midis NASA-s dhe Agjencisë Europiane të Hapësirës, e filmuan kometën teksa lëvizte në qiell me Rrugën e Qumështit në sfond në një sekuencë mahnitëse të animuar nga një sëri imazhesh.
Afërdita dhe Mërkuri dukeshin gjithashtu pranë saj. Vëzhguesit e yjeve e kanë ndjekur të gjithë lëvizjen e kometës, një masë shkëmbi hapësinor, pluhuri e akullit me gjerësi rreth 1 kilometër.
Kometa Leonard nisi t`i afrohej Tokës nga mesi i dhjetorit dhe do të jetë e dukshme në qiellin e hemisferës veriore e asaj jugore deri në fund të këtij muaji.
Nëse nuk shpërbëhet teksa afrohet me Diellin në 3 janar, trajektorja e saj do ta lëshojë në hapësirën ndëryjore, për të mos e kthyer më kurrë, pohoi NASA.
Top Channel