Teksa në Open diskutohej për çështjen e publikimit të pagave të më shumë se 600 mijë qytetarëve shqiptarë, analisti Andi Bushati është përplasur me zv ministrin e Financave Besart Kadian.
I pyetur se nëse qeveria ka përgjegjësi në këtë skandal, Kadia nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë , gjë që solli debati dhe ofendimet me Bushatin.
Debati
Andi Bushati: O ditëzi e fitove rrogën
Besart Kadia: Po bën shantazh, po bën shantazh me një informacion që nuk është ligjor…
Eni Vasili: Po çfarë interesi ka Bushati të më bëjë mua shantazh se di rrogën time
Andi Bushati: E qetësova sahanlëpirësin
Eni Vasili: T’i lëmë këto tani, t’i lëmë këto e të vazhdojmë
Besart Kadia: Mbaji pak ato fjalë, sepse edhe unë e kam fjalorin më të zhvilluar se tëndin.
Andi Bushati: Shtrëngohu pas karriges o ditëzi, o ditëzi, shtrëngohu.
Besart Kadia: Në rast se ty të janë vjedhur të dhënat, këtu s’ka vjedhje nga shteti, në rast se del një e dhënë dhe ti si media e nxjerr dhe e publikon, më lind ideja që ti bën shantazh
Eni Vasili: Cila media
Besart Kadia: Lapsi.al që ka nxjerrë dhe rrogën tënde
Eni Vasili: E ke bërë Bushat?
Andi Bushati: Unë e kam bërë?
Eni Vasili: Unë të jap llogari për median ku jam vetë, mos e devijo bisedën.
Besart Kadia: Po unë e di rrogën tënde tani
Eni Vasili: Po unë s’e kam problem, s’e kam problem.
Top Channel