Sa të sigurt janë shqiptarët në sistemin digjital të qeverisë? Rama: Dua t’ju siguroj për integritet të plotë të të dhënave

23/12/2021 12:58

Numri i kartës së identitetit dhe të ardhurat e shtetasve shqiptarë dhe shumë shtetasve te huaj që punojnë në Shqipëri po qarkullojnë kudo, përmes aplikacionit “WhatsApp”.

Ky skandal rrit frikën e qytetarëve për pasigurinë e të dhënave personale.

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediet bashkë me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, siguroi qytetarët për integritetin e plotë të të dhënave.

Sipas kryeministrit, ngjarje të tilla nuk janë të pazakonta, pasi “kanë ndodhur në shumë vende me kapacitet shumë të larta dhe të mbrojtjes kibernetike”.

Të AKSHI, thotë Rama, kryhen miliona veprime çdo muaj dhe rrjedhja e të dhënave nuk lidhet teknikisht me problemet e sistemit.

Megjithatë, thotë se sistem digjital qeveritar ka nevojë për ndërhyrje, pasi është vjetëruar.

“Sot qytetarët duan me të drejtë duan të dinë sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre me sistemin tonë digjital. Me sistemin e tatimeve, kemi të bëjmë me një program dhe sistem digjital, të krijuar më shumë se 8 vite më parë, me një kredi të butë të një vendi të BE-së, ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi me vendin tonë, që janë qysh në krye të herës administratorë të këtij sistemi. Është sistem relativisht i vjetër”.

Sipas tij, po punohet në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA