Rreth 13 miliardë lekë të vjetra është buxheti i ri i bashkisë Lushnje për vitin 2022.
Ky buxhet është i balancuar midis të ardhurave dhe shpenzimeve që do të kryen.Sipas kryetares se bashkisë , Eriselda Sefa në këtë projekt janë parashikuar një sërë investimesh si në infrastrukturën rrugore ashtu dhe në atë sportive dhe të shërbimeve.
Për vitin e ardhshëm është parashikuar ndërtimi i një markate për shitjen e produkte e bujqësore e cila mungon prej vitesh në këtë qytetet.
Për sa i përket infrastrukturës janë parashikuar një sërë investimesh në rrugët e periferisë së qyteteve si dhe në rrugën hyrëse e cila ka nisur që këtë vit me sistemimin.
Një problem është dhe ai i pastrimit të qytetit ku prej vitesh ka qenë në nivele shumë të ulta.
Sefa deklaroi se është duke u studiuar që pastrimi i qytetit mos të kryhet nga firma private por të menaxhohet nga vetë ndërmarrjet e bashkisë.
Një nga investimet më madhore është dhe ai i ndërtimit të tre fushave sportive dhe rivendosja e tapetit të ri të barit në stadiumin “Roza Haxhiu”. Të gjitha këto projekte morën dhe aprovimin e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak .
Top Channel