Reklama në Norvegji ndez debatet! Babagjyshi është gay

23/12/2021 22:18

Babagjyshi i këtij viti  në Norvegji është homoseksual dhe në reklamën e shumëdiskutuar 4 minutëshe, ai shfaqet duke u puthur me një nga personat që i ka sjellë edhe dhuratat.

Reklama mban titullin “Kur Harry takon Babagjyshin, referuar një filmi gazmor të vitit 1989 “Kur Harry takon Sally” dhe ka protagonistë dy aktorë shumë të njohur në Norvegji, Johan Ehn dhe Terje Stromdahl.

Çifti takohet kur Harry shikon babagjyshin duke i dorëzuar dhuratat në shtëpinë e tij, e shtrirë në kohë, ku prej disa vitesh ato shihen me njëri-tjetrin dhe në fund, në letrën e dëshirave Harry i shkruan Babagjyshit “Gjithçka që dua je ti”…e pas kësaj dëshire ndodh edhe puthja mes tyre.

Norvegjia është një nga vendet që ka legjislacionin më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të Komunitetit LGBT në Europë, e ndërsa reklama nuk i ka shpëtuar as kritikave.

Top Channel