Rama në Lezhë: 97 familje do të hyjnë në shtëpi më të mira. Vitin e ardhshëm të gjithë të prekurit nga tërmeti do të jenë në banesat e tyre

23/12/2021 16:51

Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë ku në këtë prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, iu dorëzuan banesat e reja të rindërtuara për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.

97 familje do të hyjnë në banesa më të mira tha kryeministri se ato që kishin.

Kryeministri tha se vitin e ardhshëm të gjithë të prekurit nga tërmeti do të jenë në banesat e tyre

Rama: Më vjen mirë që jam bashkë me një pallat prapa që të mos thonë ku i ke ato që thua. Këtu janë bërë gati 97 banesa më të mira , më të të bukura më të forta.

Ky ka qenë qëllimi, që ne të ringrihemi më të fortë. Me kujtimin gjithmonë me dhimbje të humbjes së jetëve, sot ne po i kthejmë pjesë pjesë të gjitha familjet në shtëpi, pas një periudhe të vështirë ku jemi munduar mos t’ju lëmë vetëm.

Sot janë rreth 100 familje në çadër, këtu shoh gjyshe prindër fëmijë, që do ti thonë gëzuar njëri tjetrit në një shtëpi të re. Ne nuk jemi më të mirët por nuk do shihni më të mirë se ne .Për ata që na ndjekin në Durrës e Tiranë, që presin të kthehen në shtëpi , dua tju them që asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar. Askush të mos mendojë që unë i them fjalët sa për të kaluar radhën. Se me pandeminë u zgjat koha dhe afatet.

Dua tju them që ky për mua ka qenë prioritet nuk kalon asnjë ditë që unë nuk mendoj për ata që ende nuk janë në shtëpitë e tyre. Me ndihmën e Zotit mos të na ndodhte gjë tjetër, brenda vitit të ardhshëm do t’i kemi të gjithë nëpër shtëpi, do kemi një realitet të transformuar.

Duke ardhur këtu po shikoja komentet për këtë postimin që kisha bërë pallatin këtu, edhe njëri thoshte s’ka shkallë sigurie, ju them që ka dhe shkallë dhe ashensor, paçi veç zjarr dashurie e lumturie.

FOTO GALERI
1/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA