Një ministër i policisë së Madagaskarit i ka mbijetuar rrëzimit të helikopterit me të cilin po fluturonte dhe më pas ka notuar për 12 orë për të arritur në tokë.
Serge Gelle shpëtoi mrekullisht i palënduar pas rrëzimit në det të mjetit ajror në verilindje të shtet-ishullit të hënën. Gelle u pikas në ujë nga peshkatarë në një barkë të vogël të cilët e ndihmuar për të dalë në breg, njoftonin zyrtarët.
57 vjeçari Gelle shihej ne pamje teksa shtrihej në plazh nga lodhja me uniformën e tij me motive kamuflazhi. “Nuk kishte ardhur akoma koha ime për të vdekur”, thotë në pamje gjenerali duke shtuar se ndjente ftohtë por nuk ishte plagosur.
“Por nuk jam i trishtuar pasi e di se miqtë e mi janë gjallë. Ne ishim katër në helikopter. Unë isha ulur prapa pilotit”, tregon ai për rrëzimin e mbrëmjes së të hënës.
Ende nuk dihet çfarë shkaktoi rrëzimin e mjetit ajror, i cili po dërgonte ministrin për të inspektuar skenën e përmbysjes së një anijeje.
Top Channel