Putin zbulon motivet e pushtimit të Krimesë në 2014 (fotot)

23/12/2021 18:01
Keshtjelle prane portit te Krimese

Presidenti rus ka thënë sot se “grushti i shtetit” që ndryshoi pushtetin në Ukrainë detyroi Moskën të vepronte në Krime.

Ai shtonte se para lëvizjes “Maidan” në Kiev në 2014, Moska ishte e lumtur të bashkëpunonte me qeveritë ukrainase dhe nuk kishte në plan të ndërhynte në Krime.

Por kjo ndryshoi kur qeveria e zgjedhur demokratikisht u përmbys, tha sot lideri rus në konferencën e shtypit të fundvitit në Moskë.

Ai shtoi se ndërrimi i pushtetit atje ishte një “grusht shteti i përgjakur,” ku njerëzit “u vranë e u dogjën.”

Tensionet aktuale mes Rusisë e Urainës nisën pas eventeve të vitit 2014 kur lëvizja e protestave ‘Maidan’, solli rënien e qeverisë atje. Pak pas kësaj Krimea u absorbua në Rusi pas një referendumi të organizuar  në gadishull, që Perëndii e konsideron të jashtëligjshëm.

 “Ne nuk mund t’i thonim jo njerëzve në Sevastopol e Krime. Ne u vendosëm në një situatë ku nuk kishim zgjedhje tjetër”, tha Putin.

Ai shtoi më tej se atyre që jetonin në Krime apo në lindje të Ukrainës nuk u ishte dhënë mundësi zgjedhjeje se në cilin shtet donin të ishin pjesë, dhe sipas tij shumica e banorëve dëshironin të ishin rusë.

FOTO GALERI
2/3
Tensionet aktuale mes Rusisë e Urainës nisën pas eventeve të vitit 2014

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA