Putin, i prerë me perëndimin: Të plotësohen menjëherë kerkesat e sigurisë, ndryshe…

23/12/2021 17:10

Konferencën vjetore me mediat, presidenti rus Vladimir Putin e ktheu në një thirrje të prerë drejtuar perëndimit që t`i ofrojë menjëherë Rusisë garanci sigurie, teksa tensionet po rriten nga grumbullimi i mijëra trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Shefi i Kremlinit renditi para gazetarëve një sërë ankesash për Kievin dhe NATO-n.

Rusia kërkon një ristrukturim të madh të sigurisë evropiane dhe politikave të NATO-s. Ju duhet të na jepni garanci. Ju! Dhe pa asnjë vonesë! Tani!”, tha Putin.

Ai shtoi megjithatë se ekzistojnë disa sinjale pozitive sa i përket bisedimeve që pritet të mbahen ndërmjet Moskës e Shteteve të Bashkuara  me përfshirjen e mundshme dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë.

Kërkesat e Rusisë, që fillimisht janë publikuar më 17 dhjetor, bëjnë thirrje për ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në lindje.

Zyrtarët amerikanë thonë se Moska me shumë gjasë po planifikon një ofensivë ushtarake ndaj Ukrainës, por  Rusia i ka mohuar plane të tilla.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA