Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha këtë të enjte, ndërsa është e ftuar në emisionin Open në Top Channel se grupi hetimor po kërkon gjilpërën në kashtë, duke nënkuptuar se do të jetë shumë e vështirë për të gjetur një përgjegjës, referuar çështjes së patronazhistëve që ende nuk ka një finale.
Sipas informacioneve nga gazetarja, përjashtohet mundësia që fajtorja e rrjedhjes së të dhënave personale është e dyshuara aktuale zonja me iniciale M.S..
“Prokuroria thotë se ka nisur të pyesë zyrtarë, ndërsa ditën e nesërme do të vijojmë me marrjen në pyetje të zyrtarëve nga tre institucionet, Drejtoria e Tatimeve , AKSHI dhe Inspektorati i Sigurimeve Shoqërore. U përjashtua se mund të jetë e dyshuara kryesore emri i zonjës me iniciale M.S..që u fol, por kam përshtypjen që janë duke kërkuar gjilpërën në kashtë, referuar një çështje mjaft të bujshme që nuk ka ende një zgjidhje, e njohur ndryshe ajo e patronazhistëve. Nuk pati një finale, SPAK kërkoi informacion nga kompania e wetransfer se nga kishin dalë të dhënat, por nuk rezultoi që të ishte në bazë të të dhënave shtetërore, nuk pati një finale”, tha Hoxha.
Hetimet për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të mbi 630 mijë shqiptarëve vijojnë ende. Teksa është ngritur një grup hetimor për gjetjen e burimit të nxjerrjes së informacioneve sekrete, janë marrë në pyetje disa prej të dyshuarve kryesorë.
Vlen të theksohet se lista është marrë në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.
Lista është marrë me exel nga persona që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna të ndjeshme.
Më pas, dikush e ka shpërndarë me whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.
Ende nuk ka autorë konkretë të lidhur me këtë skandal.
Më herët, një databazë e përpunuar më të dhënat personale të shtetasve shqiptarë u aksesua gjatë zgjedhjeve.
Për këtë dosje të pagëzuar si “Patronazhistët”, SPAK nuk konkludoi nëse ky proces kishte lidhje apo jo me korrupsionin në zgjedhje, por e delegoi hetimin pranë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ende vijon ta ketë nën proces hetimor.
Top Channel