Publikimi i pagave/ Rama: Nuk kalohet lehtë! Të hetohet çdo inspektor që ka akses në sistemin e pagave!

23/12/2021 13:19

Kryeministri Edi Rama kërkoi që të hetohet çdo inspektor që ka akses në sistemin e pagave në vendin tonë.

Një listë prej mbi 630 mijë emrave të qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror ku nuk përjashtohen edhe pagat e inspektorëve të shërbimit informativ, të ushtrisë, policisë dhe agjentëve të saj është bërë publike dhe po qarkullon përmes aplikacionit “WhatsApp”.

Rama kujtoi se në në vitin 2013, ku Partia Socialistë erdhi në pushtet u fshinë detyrimet e TVSH-së të një numri të madh kompanish. Sipas tij, sot është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë.

Sot lë gjurmë çdo gjë që ti bën. Nuk ia kalon dot lehtë. Gjendet apo jo autori, kjo është pjesë e hetimit. Çdo inspektor që ka akses në sistemit e pagave që nga janari deri më sot të merret në hetim, pa asnjë përjashtim”.

Dhe në këtë rast, kryeministri nuk hezitoi të bënte akuza politike, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha që ka akuzuar qeverinë për publikimin e pagave.

Të merren në hetim dhe ata që nxjerrin konkluzione nga foltoret”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA