Analisti Andi Bushati tha sonte në Open se skandali i pagave është rrjedhje e qeverisë.

Ai tha se ky skandal ka nisur që nga lista e patronazhistëve.

Bushati: Këto janë rrjedhje e qeverisë që vjedh shtetin për të cilin paguhet për ta ruajtur. Është e njëjta me atë që u bë me listën e patronazhistëve. Dhe kur ti e hap kutinë e pandorës dhe i merr këto të dhëna i çon në kupolën e PS , nuk kontrollohen më .

Unë e mbaj mend që kur morëm listën e patronazhistëve, na thanë që është dhe një listë pagash. Nuk jam dakord me idenë që mbron Belindi, unë mendoj që një qeveri që ti ndodhë kjo është fundi i botës.

Vasili: Ka një mendje prapa tyre?

Unë jam pro asaj mendje që i përhap sepse të dhënat tona kanë dalë, dhe këto të dhëna më mirë se sa ti ketë një bandë kriminale le ti kenë të gjithë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA