Nigeria shkatërroi sot demonstrativisht më shumë se 1 milionë vaksina të skaduara Covid-19 për të cilat tha se i ishin ofruar në kohën kur furnizimi ishte i pakët.
Kreu i agjencisë kryesore shëndetsore Faisal Shuaib tha se zyrtarët e dinin se jetëgjatësia e tyre nuk ishte e madhe por vala fillestare kishte krijuar panik.
“Kemi shkatërruar deri tani 1,000,000 doza vaksinash të skaduara Astra-zeneca.” “Sot dua të siguroj çdo nigerian se heronjtë e vërtetë janë punonjësit e linjës së parë në shëndetësi”.
“Kur këto vaksina na u ofruan ne e dinim se ato nuk kishin jetë të gjatë ‘në dollap’, por po jetonim në një mjedis kur furnizimi ishte i pakët”, tha Shuaib. “Por tani furnizimi me vaksina nuk është problem. Më parë vendet e zhvilluara i mbanin vaksinat në magazinat e tyre dhe kur afrohej data e skadencës ata i ofronin për donacione”.
Top Channel