Me Bibël në vaskë, shpëtojnë mrekullisht dy foshnje nga tornadoja

23/12/2021 17:13

Ekipet e shpëtimit kanë publikuar pamjet filmike të momentit kur dy foshnje u nxorën gjallë nga rrënojat e një godine në Kentucky, pas tornados shkatërruese që goditi shtetin amerikan një javë më parë.

Gjyshja e tyre i kishte futur fëmijët në një vaskë për t`i mbrojtur. Ajo i kishte mbledhur aty me batanije e i kishte vendosur edhe një Bibël.

Vaska qe shkulur nga shtëpia gjatë stuhisë, e kishte përfunduar në kopsht, por pavarësisht goditjes së dhunshme, fëmijët –njëri 15 muajsh, tjetri 3, shpëtuan pa asnjë dëmtim madhor.

Dy djemtë u bashkuan sërish me gjyshen e tyre përpara se të dërgoheshin në spital për kontroll. Tornadot vranë të paktën 76 vetë në Kentucky javën e kaluar, e shkatërruan me dhjetëra banesa.

Mrekullia me dy djemtë nuk u përsërit edhe në rastin e Missourit, kur prindërit që tentuan të shpëtonin tre vajzat e tyre nga tornado i futën po në një vaskë banjoje, por më e madhja prej tyre vdiq ndërsa të tjerat u lënduan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA