Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Neto Bran, kryebashkiaku i pazakontë në Misco pranë kryeqytetit të Guatemalas shpërndante sot dhuratat e Krishtlindjeve për fëmijët me pistoletë në brez.
Gjesti shkaktoi kritika në rrjetet perëndimore por familjet vendase nuk merakoseshin pasi shfaqje të tilla force janë bërë edhe më herët nga kryetari.
Dy muaj më parë gjatë fushatës elektorale, Bran mbajti fjalimin e tij i veshur një kostum të superheroit ‘Iron Man’ madje bëri dhe një ‘fluturim” mbi turmat që e brohorisnin.
Ndersa në fillim të vitit Bran dhe një tjetër kryebashkiak në lindje të vendit Esduin Javier, organizuan një ndeshje boksi, sipas tyre për sensibilizim donacionesh.
Bran e Javier luftuan me grushte për afro 90 sekonda në qytezën e Ipala, pranë kufirit me Honduras ne ndeshjen qe besohet se u shtoi numrin e votuesve.
Top Channel