Kongresmeni i ri amerikan njofton divorcin, tetë muaj pas martesës (fotot)

23/12/2021 21:14

Kongresmeni demokrat amerikan Madison Cawthorn dhe gruaja e tij Cristina po divorcohen pas vetëm tetë muaj martese, teksa politikani konservator pranon se zgjedhja në Kongres ka ndryshuar jetën e tij “brenda natës”.

“Kur unë dhe gruaja Cristina ishim të fejuar, nuk isha anëtar i Kongresit. Unë mendova se duhet të shërbeja aty dhe ne të dy ramë dakord që të kandidoja,” ka thënë në një deklaratë 26 vjecari i paralizuar nga mesi i poshtë.

“Fitorja ishte e paprecedentë, por brenda natës jeta jonë ndryshoi”, vazhdon ai, në deklaratën e lëshuar nga përfaqësuesit e tij.

“Ndryshimi ishte i shpejtë e i vështirë, një stil jetese që nuk e kishim planifikuar. Prej fillimit ne kishim vendosur të luftonim për martesën tonë, por e kuptuam se ishte një balancë e paarritshme që vuri në dukje diferenca të parekuperueshme mes nesh”, shpjegon ai.

Çifti ishin martuar në prill në përvjetorin e shtatë të aksidentit automobilistik që la Cawthorn të paralizuar dhe në karrige me rrota.

Asokohe kongresmeni e quante martesën “nderin, privilegjin dhe aventurën më të madhe të jetës time”.

Dyshja shiheshin kudo me njëri-tjetrin gjatë fejesës së tyre një vit më parë, megjithë disa zhurma sjelljesh të dyshimta seksuale të Cawthorn kur kishte qenë në universitet.

Këto të fundit ishin ngritur dhe gjatë fushatës së tij për në Kongres në 2020, kur disa gra akuzonin Cawthorn se i ftonte “për një xhiro me makinë” ku ai akuzohej se bënte më pas avancime seksuale.

Cawthorn i ka mohuar pretendimet duke thënë se  “nuk kam bërë kurrë asgjë të gabuar seksuale në jetë.”

Prej martesës së tij Cawthorn ka theksuar se roli i tij si bashkëshort vjen përpara funksionit në Kongres, edhe nëse kjo do të thotë të humbasësh vota.

Me këtë argumentim në maj ai mbronte humbjen e 15 votave brenda javës, pasi ishte “në muajin e mjaltit në Dubai.”

“Më duhet të zgjedh gjithmonë nëse të kaloj kohë me Nancy Pelosi apo me gruan time të bukur, prandaj unë zgjedh gjithmonë Cristina,” thoshte ai, por ndarja me siguri tregon se tani duhet të kalojë kohën me kryetaren demokrate të Kongresit, e cila me të vërtetë nuk është e bukur por mjaft më e pushtetshme.

FOTO GALERI
5/5
Deklarata

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA