“Klevisi më tha sa keq që nuk u vaksinova”, Çomo kujton fjalët e të riut që ndërroi jetë nga Covid
23/12/2021 10:33
Mjekja Najada Çomo, në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve tha se në spitale është rritur numri i të rinjve të infektuar me Covid, që kanë nevojë për kujdes mjekësor.
“Në spitale ka pacientë nga mosha 19 deri në 90 vjeç. 30% e të shtruarve i përkasin grupmoshës 19-40/45 . Gati 90% e pacientëve janë të pavaksinuar”.
Çomo kujtoi fjalët e një 30-vjeçari që ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid. “Dua ta mbyll me fjalën e Klevisit. Para se të ndërronte jetë më tha sa keq që nuk u vaksinova. Le të jetë ky një apel që të gjithë ata që nuk janë vaksinuar t’ drejtohen qendrave shëndetësore e të marrin dozat anti Covid”, u shpreh mjekja.
Top Channel