Greqi/ Pas vrasjes së shqiptarit dhe boksierit, atentat i dështuar ndaj biznesmenit. Çfarë i pengoi autorët në sulm?

23/12/2021 18:37

Një biznesmeni grek i është bërë pritë nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë tentuar ta ekzekutojnë.

Sipas informacioneve të Policisë Helenike, ngjarja ka ndodhur në Glyfada. Biznesmeni 44-vjeçar grek është plagosur lehtë kjo për shkak se makina e tij kishte xhama të zinj dhe kjo pa penguar autorët.

Mësohet se biznesmeni merrej me tregtinë e karburanteve dhe kishte 5-6 pika karburanti në Atikën Perëndimore. Në të njëjtën kohë, në të kaluarën, ai ka bashkëpunuar me një person që ishte akuzuar për sulme vrasëse dhe kontrabandë karburantesh, por ai nuk jeton më, pasi disa perdona e ekzekutuan në vitin 2018.

Po ashtu bëhet e ditur se biznesmeni 44-vjeçar ka qenë i përfshirë në Bordin Drejtues të një ekipi futbolli të Peloponezit, ndërsa sipas informacioneve, vitet e fundit ai ka qenë në një mosmarrëveshje ligjore me persona të tjerë të lidhur me njeriun e ekzekutuar në vitin 2018.

Tashmë policët që kanë marrë përsipër hetimin e rastit po tentojnë të plotësojnë enigmën e sulmit. Ndërkohë biznesmeni mësohet se para oficerit të policisë nuk ka shprehur dijeni se kush e ka kërkuar vdekjen e tij.

Por nëse konfirmohen dyshimet se sulmi ishte një kontratë vdekjeje, atëherë do të flasim për një tentativë ekzekutimi, e treta në një kohë shumë të shkurtër. Më herët janë vrarë 33-vjeçari shqiptar në Nicë dhe boksieri 44-vjeçar në Galatsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA