Gjermania bllokoi Serbinë për Kosovën, si ia zuri rrugën Beogradit

23/12/2021 17:24

Qeveria e re e Gjermanisë, e drejtuar nga socialdemokrati Olaf Scholz, e pyetur nga mediat në Kosovë nëse e përkrah iniciativën e “Open Balkan”-it, tha se mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Berlini zyrtar tregoi në këtë mënyrë se bashkëpunimi duhet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit.

Një zëdhënës i Qeverisë Gjermane theksoi se përkrahja e fuqizimit të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është arsyeja pse në mënyrë të veçantë e përkrahin Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një iniciativë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Analisti politik Islam Krasniqi, mendon se Gjermania e sheh me vlerë këtë nismë për sa kohë ajo mund të sjellë përafrime mes Serbisë e Kosovës.

Ai tha se Gjermania ishte shteti i vetëm që bllokoi Serbinë për Kosovën dhe këtë e bëri duke përdorur si mjet anëtarësimin në BE.

Shteti Gjerman është shteti i vetëm që e ka bllokuar shtetin serb në rrugën drejtë BE-së, duke e kushtëzuar lidhjen me Republikën e Kosovës, pa u pajtuar me Republikën e Kosovës nuk do të ketë vazhdim drejtë BE-së për Serbinë”, u shpreh ai.

Top Channel