Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Astrit Carën dhe Besnik Balanin, te arrestuar pas protestës të së hënës.
Ndaj tyre rëndon vepra penale nxitje e urrejtjes dhe poshtërim i simboleve të Republikës. Së bashku me ta, u shoqëruan në polici dhe gjashtë persona të tjerë, të mitur që u proceduan penalisht pasi gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.
Pamjet e një të riu që kishte hipur mbi shtyllë për të marrë një flamur dhe u rrëzua në tokë, u publikuan në rrjete sociale nga kryeministri Rama me diçiturën: Unë tradhtar dhe ky patriot? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët.
Top Channel