Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar një ligj që ndalon importet nga provinca Xinjiang e Kinës mes shqetësimeve për punën e detyruar në rajon, tha Shtëpia e Bardhë.
Projektligji u miratua nga Kongresi më 16 dhjetor si pjesë e përgjigjes së Uashingtonit ndaj trajtimit të Pekinit ndaj pakicës myslimane ujgure të Kinës.
Kongresi votoi në favor të propozimit pasi ligjvënësit arritën një marrëveshje kompromisi, duke eliminuar dallimet midis projektligjeve të paraqitura në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit.
Sipas ligjit, të gjitha mallrat e prodhuara në Xinjiang – ku qeveria kineze ka ngritur një rrjet kampesh ndalimi për ujgurët dhe pakicat e tjera myslimane – janë produkt i punës së detyruar.
Kina mohon abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang, një provincë që furnizon shumë nga materialet e saj fotovoltaike në mbarë botën, por qeveria amerikane dhe shumë organizata kanë fajësuar Pekinin për gjenocid në rajon.
Top Channel