Analisti Andi Bushati i ftuar këtë të enjte në emisionin “Open” tha se databaza e publikuar me të dhënat e mbi 630 mijë shqiptarëve është sistem i grabitur nga qeveria.
Bushati akuzon qeverinë, duke theksuar se nuk e provon dot me fakte.
“Nuk është një vjedhje të dikujt që grabit sistemin, është sistem i grabitur nga qeveria. Unë mbaj mend që në atë kohë. Kam komunikuar me një person që më tha se kishte 5 vite pa ardhur në Shqipëri dhe më thoshte që kam komunikuar përmes e-albania, ku kam lënë edhe numrin tim. Është banda e organizuar brenda shtetit. Këtë nuk e provoj dot, por mua më thanë që janë edhe pagat bashkë me të dhënat për patronazhistët dhe tani dolën që janë pagat dhe janë të janarit”, tha Bushati.
Hetimet për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të mbi 630 mijë shqiptarëve vijojnë ende. Teksa është ngritur një grup hetimor për gjetjen e burimit të nxjerrjes së informacioneve sekrete, janë marrë në pyetje disa prej të dyshuarve kryesorë.
Vlen të theksohet se lista është marrë në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.
Lista është marrë me exel nga persona që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna të ndjeshme.
Më pas, dikush e ka shpërndarë me whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.
Ende nuk ka autorë konkretë të lidhur me këtë skandal.
Më herët, një databazë e përpunuar më të dhënat personale të shtetasve shqiptarë u aksesua gjatë zgjedhjeve.
Për këtë dosje të pagëzuar si “Patronazhistët”, SPAK nuk konkludoi nëse ky proces kishte lidhje apo jo me korrupsionin në zgjedhje, por e delegoi hetimin pranë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ende vijon ta ketë nën proces hetimor.
Top Channel