Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është një 36 vjeçar nga fshati Buçimas i Pofradecit. Ai akuzohet se ka prishur qetësinë publike duke qëlluar me armë në ajër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike” të shtetasit K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në oborrin e banesës së tij, ky shtetas ka prishur qetësinë publike duke qëlluar në ajër, me armë gjuetie (çifte) që e posedonte pa leje, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Po ashtu janë arrestuar edhe një 29 dhe një 26-vjeçar, të cilët akuzohen për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim, të shtetasve R. Xh., 29 vjeç dhe E. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tyre, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një celular i markës “Samsung A6”, i cili dyshohet se përdorej nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore e Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA