
24/02 11:05
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesnatës në Kretë.
Për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende.
Mbetet ende e paqartë arsyeja e aksidentit tragjik, ndërkohë që zjarrfikësit nxituan për të shkuar në vendngjarje sepse kishte mbetur i bllokuar brenda mjetit.
Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin trupin e të riut, i cili nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra.
Top Channel