Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, policia jep detajet
23/12/2021 23:35
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Ksamil.
Policia bën me dije se shtetasi M. P., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi M.P.,dhe pasagjerët në mjet, shtetasit M. V., dhe K.P., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel