Foto ilustruese

Një 63-vjeçar u gjet pa shenja brenda automjetit të tij, një natë më parë në fshatin Qamicë të Dimalit.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera në trupin e shtetasit me iniciale V. N. Dyshohet se 63-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e  vetëhelmimit me pesticide.

Në datën 21, ky shtetas është raportuar i zhdukur nga familjarët, pasi është larguar nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA