Tregu i punësimeve në vendin tonë prej vitesh ka treguar shenja të forta anemie. Ndonëse rrjetet sociale gëlojnë nga mijëra njoftime punësimi dhe bizneset janë vazhdimisht në kërkim të punonjësve, zyrtarisht rezulton se në fund të vitit 2020, janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 92 mijë punëkërkues.
Ndërsa 2020 rezultoi si më i vështiri ndër biznese për sigurimin e krahut të punës, që nga sanitaret, elekticistët, hidraulikë, kamarier apo banakier, paradoksalisht numri i të papunëve u rrit me 35% në fund të vitit 2020, krahasuar me fillimin e vitit 2020.
Rajonet me rritjen më të madhe të papunësisë kryesohen nga Shkodra me 76%, Vlora 67% dhe Berati 53%. Rreth 38 mijë individë ose 46% e totalit rezultojnë që të jenë të papunë afatgjatë prej së paku 3 vitesh Vihet se nuk ka një përputhje mes profesioneve që kërkojnë bizneset dhe të papunëve.
32% e të papunëve kanë profesione elementare dhe 18% janë zejtarë dhe zanatçinj, profesione për të cilat aktualisht ka një uri të madhe në tregun shqiptar.
Pavarësisht kësaj urie të madhe për krah pune, zytarisht përgjatë vitit 2020 u shpallën 25,141 vende të lira pune nga të cilat 24% ishin zëvendësime. Megjithëse tregu i të papunëve në shqipëri është gjigand krahasuar me numrin e popullsisë, sërish bizneset e kanë të vështirë të lidhen me to.
Top Channel