Të shtëna me armë zjarri? Telefonata që alarmoi policinë e Shkodrës, ja çfarë ndodhi
22/12/2021 08:53
Një telefonatë që ka mbërritur mëngjesin e sotëm në policinë e Shkodrës raporton për të shtëna me armë në afërsi të prokurorisë.
Por nga krehja e zonës, deri tani nuk rezulton të ketë ngjarje me armë e as të lënduar. Shërbimet e policisë po vijojnë të zbardhin telefonatën që deri tani rezulton e pavërtetë.
Forcat blu bëjnë me dije se ka pasur vetëm një konflikt fizik dhe verbal mes një çifti bashkëshortësh që po shoqërohen në komisariat për sqarime e mëtejshme.
Top Channel