Të detyruar të kalojnë natën jashtë, banorët nxjerrin dyshekët në oborr
22/12/2021 12:18
Banorët janë dënuar të kalojnë natën në oborrin e shtëpisë.
Shkak për këtë është bërë “Kurtia e Pandorës” të cilën Beniada vendosi që ta hapë.
Si shpërblim ajo mori një udhëtim familjarisht në Dubai dhe Maldive por për këtë kushti ishte që të gjithë banorët të flinin, të ushqehen dhe të lahen jashtë në oborr.
Menjëherë pas spektaklit banorët nisën të merrnin dyshekët, jorganët dhe jastëkët dhe t’i nxirrnin në oborr.
Sfida e tyre më e madhe është t’i rezistojnë temperaturave të ulëta.
Top Channel