Një bredh në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, nuk është zbukuruar si gjithë të tjerët, por me pako simbolike, që shpërndau sot Qëndresa Qytetare, e cila publikoi gjetjet e sondazhit mbi shpenzimet e studentëve për akomodimin, ushqimin, librat, transportin.

Një muaj në Tiranë më shkon 400 mijë lekë. Studioj Informatikë Ekonomike, por nuk kemi laborator. Qiratë nuk zbresin nën 300 euro”, thotë një student.

Konviktet në kryeqytet strehojnë vetëm 7% të studentëve. 30 muaj nga premtimi, asnjë tullë për kampusin universitar. Shtëpia e studentëve është konvikti jo Astiri dhe Fresku”, thotë një tjetër student.

Një studenti që vjen nga rrethet për të studiuar në kryeqytet, mesatarisht i duhen 366 euro për të përballuar jetesën e tij. Fuqizoni kartën e studentit, ulni tarifat, rrisni bursat dhe miratoni kredinë studentore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA