Ministria ruse e mbrojtjes publikoi sot pamjet e lëshimit të raketës balistike Kalibr nga nëndetësja e re naftë-elektrike Petropavlovsk-Kamchatsky.
Ministria tha se nëndetësja kishte mbërritur në bazën ruse të Flotës së Paqësorit një muaj më parë. Nëndetësja e re me motor me naftë-elektrik është nga modelet e pakta të përshtatura për raketat e preçizionit të lartë Kalibr.
Autoritetet thanë se arma u lëshua nga një pozicion nënujor dhe goditi me saktësi objektivin e saj bregdetar disa mijëra kilometra larg.
Zhvillimet vijnë në një kohë kur presidenti Vladimir Putin deklaroi se Moska është e gatshme të ndërmarrë masa “ushtarake-teknike” në përgjigje të veprimeve “jomiqësore” të Perëndimit .
Për javë të tëra, presidenti rus ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n se kanë nxitur rritjen e tensioneve në afërsi të kufijve të Rusisë, duke iu referuar Ukrainës. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë ngritur alarmin se Moska mund të jetë duke përgatitur një sulm të shkallës së gjerë në Ukrainë dhe e ka paralajmëruar për sanksione se në rast se ndodh.
Top Channel