Avokati Plarent Ndreca i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Open “ tha se cështja e publikimit të pagave të qytetarëve duhet të hetohet dhe të përcaktohet përgjegjësia.
Sipas tij duhet të pritet hetimi, për të dalë në një përfundim.
“Për të hetuar dhe nxjerër t vërtetën duhet qtësi, edhe komisooneri duhet të vijojë punën. Unë mendoj që duhet të gjejmë se si kanë dalë dhe nga kanë dalë nuk duhet të vijojmë ta rëndojmë. Mendoj që dihet të presim hetimin se përgjegjësia kujt është”, tha Ndreca.
Kujtojmë se të dhënat personale bashkë me pagat e 630.000 shqiptarëve janë publikuar këtë të mërkurë në vendin tonë me anë të një databaze.
Kjo listë u shpërnda përmes WhatsApp dhe aktualisht është bërë virale, ndërkohë që ende nuk ka persona të dyshuar, se kush mund të jetë burimi i tyre dhe prej nga janë shpërndarë.
Prokuroria deklaroi për Top Channel se është ende në fazë verifikimi dhe nuk mundet të përcaktojë nëse rrjedhja e këtyre të dhënave ka ndodhur nga e-albania.
Më herët, një databazë e përpunuar më të dhënat personale të shtetasve shqiptarë u aksesua gjatë zgjedhjeve.
Për këtë dosje të pagëzuar si “Patronazhistët”, SPAK nuk konkludoi nëse ky proces kishte lidhje apo jo me korrupsionin në zgjedhje, por e delegoi hetimin pranë prokurorisë së kryeqytetit, e cila ende vijon ta ketë nën proces hetimor.
Top Channel