
Njëzëri, Presidenti i Republikës dhe opozita reaguan mbi skandalin e publikimit në rrjetet sociale të pagave të mbi 630 mijë shtetasve qytetarëve, duke i kërkuar organeve të drejtësisë, vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Ilir Meta e cilësoi akt kriminal që rrezikon paqen sociale, ndërsa demokratët shkuan edhe me tej duke i drejtuar gishtin e akuzës kryeministrit Edi Rama.
“Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale. Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet”, tha Enkelejd Alibeaj.
Demokratët i kërkuan kryeministrit Rama të mbajë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen për skandalin në fjalë.
Top Channel