Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në twitter për situatën aktuale politike dhe sidomos atë në PD.
Rama se nesër do të vendoset në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen.
Për sa i përket situatës në PD ai thotë se nuk ka “ndërmend të merrem as me kufomat grata nongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!”.
Reagimi i kryeministrit
S’kam ndërmend të merrem as me kufomat grata nongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!
Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!
Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale!Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!
Top Channel