Në punë vetëm të vaksinuarit/ Mijëra qytetarë rumunë protestuan para parlamentit

22/12/2021 01:40

Rreth 2000 qytetarë rumunë protestuan para parlamentit të martën. Ata kundërshtojnë vendimin e autoriteteve shëndetësorë që i detyrona ata të paraqesin gren pas çdo ditë që shkojnë në punë.

Duke i detyruar që të vaksinohen më patjetër. Disa prej protestuesve kaluan me forcë rrethimin e parlamentit dhe hynë në oborr. Ata valëvitën flamuj rumunë dhe pankarta me mesazhe “Stop vaksinimit të detyrueshëm” . Rreth 200 prej tyre kaluan portat, duke shkelur linjat e sigurisë, por xhandarët i penguan të hynin në ndërtesën e parlamentit. Të tjerë u ngjitën në muret e larta jashtë Parlamentit.

Pas dy orësh, protestuesit u tërhoqën ndërsa policia nuk arrestoi asnjë protestues. “Ishte një protestë e nevojshme, por e pamjaftueshme,” i tha AFP ish-minatori Adrian Vrabiescu, 49 vjeç. “Duhet të kishin ardhur shumë më tepër njerëz.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA