Gjashtë persona janë vënë nën hetim në Vlorë, për vepra të ndryshme penale, që lidhen me veprimtari të jashtëligjshme.
63-vjeçari me iniciale F.R. u arrestua pasi po ndërtonte një kat shtesë në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Për të njëjtën arsye u ndalua 51-vjeçarja me iniciale G. N., 51 vjeçe, pasi është konstatuar se ka kryer ndërtime në pronën e saj në Dhërmi, pa lejen e organeve kompetente.
Ndërkohë janë vënë nën hetim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasit F. D., 38 vjeç, N. H., 38 vjeç, E. Ç., 43 vjeç, I. B., 52 vjeç, banues në Delvinë, pasi janë konstatuar në qytetin e Delvinës, duke ushtruar aktivitetin në subjektet e tyre bar-kafe, të paregjistruara në organet tatimore dhe pa certifikata fiskale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel