Lezha pa drita/ Këputet teli i energjisë, bie mbi lagjen e banuar
22/12/2021 16:18
Qyteti i Lezhës ka mbetur pa drita pasditen e sotme.
Shkak është bërë këputja e një teli të linjës 220 kilovolt të linjës OST. Pas këputjes ajo ka renë në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.
Raportohet se teli ka rënë në zonën e banuar, pikërisht në lagjen Gurra duke krijuar panik te banorët.
Ndërkohë grupet e OSHEE janë vendosur në terren, por kërkohet ndërhyrja e OST për të normalizuar situatën.
Top Channel