Ministria publike dhe policia italiane raportojnë se, pas zhvillimeve të hetimit që çuan në tetë arrestime më 1 dhjetor, dy persona të tjerë përfunduan në paraburgim. Ata janë një 42 vjeçar dhe një 39 vjeçar, të dy shtetas italianë me banim në zonën e Lokarnos.
Policia italiane zhvilloi një hetim mes Luganos, Giubiascos, Gambarognos dhe Asconas, hetim i cili u finalizua në fillim të dhjetorit. Ai çoi në arrestimin e pesë shtetasve shqiptarë nga 24 deri në 39 vjeç, një shtetasi italian 50-vjeç, një 30 vjeçari dhe një 50 vjeçari shtetas zviceran banues në zonën e Luganos.
Dy të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në kapacitete të ndryshme në trafikun e kokainës mes Shqipërisë, Italisë dhe Ticinos. Policia e qytetit të Luganos dhe policia bashkiake e Ascona dhe Minusio gjithashtu bashkëpunuan për hetimet.
Veprat penale për të cilat akuzohen janë shkelja e rëndë dhe shkelja e Ligjit Federal për Drogat Narkotike. Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike Margherita Lanzillo.
Top Channel