Gjenerali 57 vjeçar i mbijeton rrëzimit të helikopterit, më pas noton për 12 orë për të shpëtuar (fotot)

22/12/2021 16:57

Një ministër i policisë së Madagaskarit i ka mbijetuar rrëzimit të helikopterit me të cilin po fluturonte dhe më pas ka notuar për 12 orë për të arritur në tokë.

Serge Gelle shpëtoi mrekullisht i palënduar pas rrëzimit në det të mjetit ajror në verilindje të shtet-ishullit të hënën.

Ai dhe një koleg polic kishin arritur në qytezën bregdetare të Mahambo mëngjesin e të martës.

Gelle u pikas në ujë nga peshkatarë në një barkë të vogël të cilët e ndihmuar për të dalë në breg, njoftonin zyrtarët.

Ndërsa pasagjeri tjetër, oficeri Jimmy Laitsara, notoi vetë deri në breg.

57 vjeçari Gelle, u shfaq në disa video në rrjetet sociale teksa shtrihej në plazh i ezauruar nga lodhja me uniformën e tij me motive kamuflazhi. Duart e tij ishin të zbehta e të rudhosura nga uji dhe i ftohti.

“Nuk kishte ardhur akoma koha ime për të vdekur”, thotë në pamje gjenerali duke shtuar se ndjente ftohtë por nuk ishte plagosur.

“Por nuk jam i trishtuar pasi e di se miqtë e mi janë gjallë. Ne ishim katër në helikopter. Unë isha ulur prapa pilotit”, tregon ai për rrëzimin e mbrëmjes së të hënës.

“Nuk kishim jekelë shpëtimi, hoqa rripin e sigurmit të sediljes dhe e përdora si komerdare. Qëndrova i qetë dhe hoqa gjithçka të rëndë që kisha si çizmet apo rripin e mesit, bëra gjithçka për të qëndruar gjallë.”

Të dy të mbijetuarit kishin arritur të dilnin nga sediljet e tyre të helikopterit, tha kreu i autoritetit të portit Jean-Edmond Randrianantenaina.

Kërkimet për dy pasagjerët e tjerë në bord janë ende në vijim.

Ende nuk dihet çfarë shkaktoi rrëzimin e mjetit ajror, i cili po dërgonte kreun e policisë për të inspektuar skenën e përmbysjes së një anijeje.

Gelle po shkonte të vizitonte katastrofën në brigjet verilindore që tashmë mësohet se i kushtoi jetën 64 njerezve.

Anija transportuese Francia u mbyt të hënën teksa ishte duke transportuar ilegalisht 138 njerëz.

Kreu i policisë lokale  Zafisambatra Ravoavy vlerësonte vendosmërinë e gjeneralit të policisë.

“Ai ka qenë gjithmonë rezistent në sporte dhe ende vijon të jetë në formë si një tridhjetë-vjeçar. Ka nerva të çelikta”.

Gelle u bë minister si pjesë e një rotacioni qeveritar në gusht pasi kishte shërbyer për tre dekada në polici.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA