Suedia pas vendeve të tjera, ka shpallur kufizimin e hyrjes së pasagjerëve nga Bashkimi Evropian, të cilët do të duhet të kenë një test negativ pwr COVID-in nga 28 dhjetori, edhe pse janë vaksinuar.
Shtatë vende të tjera të BE-së, Portugalia, Irlanda, Qiproja, Letonia, Italia, Greqia dhe Austria, po kërkojnë tashmë një test negativ për personat e vaksinuar që vijnë nga BE-ja ndërsa Finlanda njoftoi të martën në mbrëmje se do ta bënte këtë.
“Të gjithë pasagjerët do të duhet të tregojnë një rezultat negativ të testit për koronavirus në hyrje të Suedisë, pavarësisht se nga cili vend vijnë”, njoftoi qeveria suedeze.
“Kjo masë do të zbatohet edhe për ata që janë vaksinuar ose i kanë mbijetuar koronavirusit”, shton Stokholmi.
Sipas vendimit të Komisionit Evropian, publiku duhet të informohet paraprakisht rreth kërkesës për test negativ brenda BE-së, ai duhet të jetë i kufizuar në kohë dhe në proporcion me nevojën për mbrojtjen e shëndetit publik.
Komisioni vendosi të martën se certifikata e vaksinimit kundër virusit pas një vaksinimi të plotë është e vlefshme për nëntë muaj për udhëtime brenda BE-së, në mënyrë që të inkurajojë rivaksinimin.
Top Channel