15/11 12:29
Manuel Pellegrini te Real Betis deri në 30 qershor të vitit 2025.
Drejtuesit e klubit andaluzian kanë shpërblyer trajnerin kilian për punën e mirë që ka bërë në krye të Betis gjatë këtij sezoni, duke i rinovuar kontratën që i skadonte në 2023-in edhe me dy vite të tjera.
Aktualisht Real Betis, pavarsisht humbjes 3-2 në javën e fundit ndaj Bilbaos pozicionohet në vendin e 3-të të La Ligas me 33 pikë, ndërkohë që edhe në Europa League arriti të kalonte fazën e grupeve.
Manuel Pellegrini që në karrierën e tij ka drejtuar edhe klube të mëdha si Reali i Madridit dhe Manchester City qëndron në krye të klubit nga Andaluzia që prej verës së vitit 2020.
Top Channel