Në një moment kur të gjithë raportojnë rritje të rasteve, Kina regjistron 37 raste të reja

21/12/2021 02:44

Në 24 orët e fundit në Kinë janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19.

Sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, 24 raste janë zbuluar në provincën Shaanxi në veri të vendit. Gjithashtu janë zbuluar 10 raste me origjinë lokale në provincën Ciciang në lindje, 2 raste në provincën Guangdong në jug dhe 1 në kryeqytetin Pekin.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë zbuluar 65 raste me origjinë nga jashtë dhe asnjë viktimë nga COVID-19.

Top Channel